7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Drashkoviq i quan shqiptarët e Kosovës “politikisht të mençur”, ka disa fjalë edhe për Kurtin

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq, në një intervistë për “Kosovo-Online” ka komentuar edhe ngjarjet e fundit politike duke i interpretuar edhe në retrospektivë historike. Drashkoviq, i cili për kohë të gjatë ka qëndruar më i qetë në retorikën e tij, kujton në këtë intervistë kohët e viteve të 80’ta dhe të 90’ta të shqiptarëve në ish-Jugosllavi teksa i vlerëson edhe si “politikisht të mençur”.

Më duket mua që gjëja më e rëndësishme për serbët e Kosovës është të thonë: zot, na jep fuqinë dhe urtinë të ndërrojmë çka të mundemi, të durojmë atë që s’mund të ndryshojmë dhe diturinë për t’i dalluar këto dyja. Gjatë Jugosllavisë shqiptarët ishin minoritet kombëtar, në Kosovë ata ishin shumicë. Ata janë njerëz politikisht të mençurt. Dhe më kujtohet që shpesh e përsërisnin slloganin që tingëllonte mirë dhe ishte i pranueshëm për botën demokratik. Që pozita e pakicave, e çdo pakice, në çdo vend, është pasqyra e shumicës…mendoj se zoti Kurti dhe liderët shqiptarë duhet ta mbajnë në mend këtë sllogan për pozitën e serbëve në Kosovë si pasqyrë të vetes”, ka thënë Vuk Drashkoviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit