Home Ballina Dramë politike pas ngjarjeve në veri: Osmani thërret në takim krerët opozitarë

Dramë politike pas ngjarjeve në veri: Osmani thërret në takim krerët opozitarë

0
Dramë politike pas ngjarjeve në veri: Osmani thërret në takim krerët opozitarë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar në takim krerët e opozitës pas situatës së krijuar në veri, ku u sulmua Policia e Kosovës.

Osmani fillimisht do ta pres në takim, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, në orën 12:00, merr vesh Lajmi.net.

Pas Haradinajt, në Presidencë do të shkoj edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Në takim, e para e shtetit ka ftuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Kujtojmë se të dielën Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, kjo u faktua edhe me pamje të cilat u publikuan të martën nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Exit mobile version