Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi e mposhti Dortmundin në çerekfinale me rezultat 3-2.
Golin e parë në takim e shënoi Gonzalo Garcia në minutën e 10-të të takimit, pas një asistimi të Arda Gulerit.
Ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, Fran Garcia realizoi për rezultatin e pjesës së parë të ndeshjes.
Në fund të ballafaqimit u shënuan edhe dy gola, ku Dortmundi ngushtoi epërsinë në minutën e 93-të, me anë të Beier, por vetëm një minutë më vonë, Mbappe shënoi super gol për 3-1.
Kur të gjithë menduan që rezultati final u vendos me golin e Mbappes, në minutën e 95-të u akordua penallti për Dortmundin, ku i saktë u tregua Guirassy.
Gjysmëfinalja do të jetë e zjarrtë, pasi Reali do të takohet me kampionin e Evropës, Paris Saint-Germain, të cilët sot e eliminuan Bayernin.