24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Dramë në fund, Chelsea shënon dy gola në minutat shtesë dhe fiton ndaj Man Utd

- Advertisement -

Chelsea ka shënuar fitore fantastike ndaj Manchester Unitedit, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Conor Gallagher, në minutën e ‘4. Ndërsa Cole Palmer e dyfishoi epërsinë e Bluve në minutën e ’19.

Ndërkohë, Djajtë e Kuq e ngushtuan epërsinë në minutën e ’34, me Alejandro Garnachon, i cili realizoi pas një gabimi në pasim të Moises Caicedos.

Pesë minuta më vonë, Bruno Fernades e barazoi rezultatin për mysafirët, me një gol të bukur. Me këtë rezultat baras u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Garnacho doli në skenë edhe njëherë në minutën e ’67, për t’i dërguar në epërsi Djajtë e Kuq.

Megjithatë këtu ndeshja nuk përfundoi pasi pati fund tmerrues Unitedi.  Cole Palmeri arriti të shënoi dy gola brenda dy minutave në kohën shtesë.

Fillimisht Palmer realizoi në minutën e 90+10, më pas në minutën e 90+11.

Chelsea pas fitores kalon në vendin e 10-të me 43 pikë të grumbulluara, teksa Unitedi, në pozitën e gjashtë me 48 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit