Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe në javën e 32-të në La Liga, pasi mposhti me dramë të vërtetë Celta Vigon me shifrat 4:3.
Skuadra mysafire ishte duke fituar 1:3 me tri golat e shënuar nga Borja Iglesias.
Por Barcelona u rikthye me golat e shënuara nga Dani Olmo dhe Raphinha (2).
Golin e fundit skuadra e Hansi Flick e shënoi sulmuesi brazilian, Raphinha nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 73 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se Real Madridi (66)./Indeksonline/