Java e Modës në Nju Jork bëri bashkë shumë personazhe të famshëm, mes tyre edhe Rihanna-n dhe supermodelen Naomi Campbell. Por, në një video të postuar në platformën X (ish-Twitter), e cila është bërë virale brenda pak orëve, duket qartë një veprim nga ana e këngëtares që injoron Naomi-n, duke mos e përshëndetur apo folur edhe pse ajo ishte ulur në rreshtin e parë të të ftuarve VIP.
Në video, shihet Rihanna e veshur me një fustan rrjetë të mbuluar me kristale që takohet me ish-kryeredaktorin e “Vogue”, Edward Enninful përpara se të ecte dhe të injoronte plotësisht Campbell, e cila gjithashtu ishte ulur në rreshtin e parë së bashku me stilistin Law Roach.
Supermodelja dukej se po shikonte Rihanna-n dhe e priste dukshëm një përshëndetje prej saj, por kjo e fundit e shmangu totalisht.
“Naomi Campbell dhe Rihanna injorojnë njëra-tjetrën,” shkruan një ndjekëse në komentet e videos.
Teoria e ndjekësve shkon përtej duke etiketuar raportin mes të dyjave si të shkatërruar dhe shkak për këtë është miliarderi Hassan Jameel.
“Shkak do jetë ish-i dashuri i Riri-t”; “Jam e bindur që e ka inat prej Hassan Jameel” ishin disa nga komentet.
Kujtojmë se Rihanna ka qenë e lidhur me të në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë ai dhe Campbell u shfaqën bashkë ne Festivalin “Summer Time” në Londër.