11.6 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Drama për orën luksoze, Mozzik reagon sërish me ironi: Më kënaqet

- Advertisement -

Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë për shkak të debatit rreth orës luksoze “Richard Mille”, e cila rezultoi të mos ishte origjinale, si dhe për akuzat që reperi hodhi ndaj Vetëvendosjes.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, reperi ka zgjedhur të bëjë një reagim të ri në rrjetet sociale, duke postuar një video në InstaStory ku shihet duke qeshur dhe shoqëruar pamjen me fjalët e shkurtra: “Më kënaqet”.

Debati fillimisht u ndez nga ora luksoze, e cila shkaktoi spekulime dhe reagime nga fansat, për t’u kombinuar më pas me akuzat politike që reperi bëri ndaj Vetëvendosjes.

Postimi i fundit tregon një qasje më të qetë dhe paksa ironike të Mozzik ndaj gjithë situatës, ndërsa ai vazhdon të mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave.

Situata ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku po komentohet çdo detaj i orës, reagimet e reperit dhe lidhjen me polemikat politike.

Reagimi i tij tregon se, pavarësisht gjithë bujës dhe kritikave, Mozzik vazhdon të kontrollojë narrativën dhe të ruajë humorin e tij.

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit