27.3 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Drake humb mbi 8 milionë dollarë në bixhoz për vetëm një muaj?

- Advertisement -

Reperi i njohur Drake ka bërë një rrëfim të sinqertë në rrjetet sociale, duke zbuluar se ka humbur mbi 8 milionë dollarë në bixhoz gjatë katër javëve të fundit.

38-vjeçari ndau me ndjekësit e tij një foto të ekranit nga llogaria e tij e basteve, ku shihet se ka vendosur baste me vlerë totale prej 124.5 milionë dollarësh, ndërsa humbja neto ka arritur në 8,235,686 dollarë.

“Ne duhet të tregojmë edhe anën tjetër të bixhozit… Humbjet janë të pabesueshme tani”-shkroi artisti në një postim në Instagram Story, duke lënë të kuptohet se periudha e tij e keqe mund të marrë fund së shpejti.

Shpresoj të shënoj një fitore të madhe për të gjithë ju së shpejti, sepse jam i vetmi që nuk e kam parë kurrë maksimumin. E kapin një herë në javë


Drake nuk zbuloi se cilat baste i sollën këtë humbje të madhe, por kjo nuk është hera e parë që ai ndan publikisht përvojat e tij me bixhozin.

Në janar, ai kishte treguar për një fitore prej 630,000 dollarësh pas një basti 210,000 dollarësh që Baltimore Ravens do të fitonin ndaj Pittsburgh Steelers në një ndeshje të NFL.

Postimi i fundit i Drake ka nxitur diskutime të shumta mes fansave dhe ndjekësve të tij për rreziqet e bixhozit dhe ndikimin e tij financiar edhe tek personazhet e famshëm.

Të ngjashme

Të fundit