Drake nuk është i njohur vetëm për muzikën e tij por gjithashtu për koleksionin e tij të tatuazheve. Dhe së fundmi, një tatuazh i ri i është shtuar koleksionit të tij dhe ky është kuptimi i tij.
Reperi kanadez ka vendosur që tatuazhin e tij të ri ta bëjë në fytyrë, ekzaktësisht sipër vetullës së djathtë.
Fotografi, Brent Kore, ka postuar një fotografi të tatuazhit të ri të reperit në një postim në Instagramin e tij personal, ku shihet fjala “miskeen” e shkruar në formë harku sipër vetullës së artistit.
“Miskeen” është një frazë e përdorshme në komunitetin e madh të Somalisë, në vendin e lindjes së reperit në Toronto dhe ka prejardhje arabike. Fjala përkthehet “i varfër” ose i “pafat” në arabisht mirëpo në qytetin e lindjes së reperit, kjo frazë përdoret për të përshkruar një person “ të ëmbël dhe të pafajshëm”.
Fansat kanë bërë reagime të ndryshme lidhur me tatuazhin e ri të reperit, ku disa prej të cilëve kanë shkruar:
“Nuk ka mundësi që ai ka shkruar ‘miskeen” në kokën e tij”, shkruan njëri përdorues i rrjetit social X.
“AI është shumë i madh për të bërë budallallëqe të tilla”, shkruan një tjetër.
“Drake jeton në një rezidencë 150 milionë dollarëshe”, shkruan dikush tjetër.
“Nëse Drake është i varfër, cila është fjala e duhur për në të tjerët?”, tha një tjetër.