20 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

“Draftistatuti Republika Srpska”, Hoti me akuzë të rëndë: Përfundoi në tavolinën e bisedimeve me dakordimin e Kurtit

- Advertisement -
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se për draftstatutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues gjatë takimit të 2 majit në Bruksel, të cilin Albin Kurti e ka quajtur si dëshirë për të krijuar një “Republikë Srpska”, vetë ai është dakorduar që të jetë pjesë e tavolinës së bisedimeve.

Hoti nëpërmjet një statusi në Facebook e ka pyetur Kurtin se pse drafti i statutit të asociacionit, i përgatitur jashtë procedurave të dakorduara me marrëveshje të vitit 2013, është pranuar nga Kurti të diskutohet më 2 maj 2023.

“Sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, drafti i parë i Statutit të “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” do të përpilohej nga ekipi menaxhues prej 4 serbëve së bashku me MAPL-në, OSBE-në dhe BE-në. Ndërkaq, në Marrëveshjen e Parimeve për Asociacionin më 2015 parashihej që drafti i statutit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese për opinion para se të miratohej në Qeveri, që përbënte një siguresë të plotë se statuti do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, Kryeministri Kurti këtë detyrë të përgatitjes së draftit të parë të statutit ua la në dorë vetëm 4 serbëve, pa përfshirjen e MAPL-së, OSBE-së dhe BE-së. Ai neglizhoi këtë çështje edhe pse e kishte në dorë përmes Ministrit të Pushtetit Lokal, z.Krasniqi, i cili sipas marrëveshjes e themelon këtë ekip. Dhe, duke qenë se e themelon, mund ta shkarkojë dhe t’i kërkojë llogari për punën. Duke pasur parasysh këtë, ishte absurd deklarimi i Kurtit se draftin e ka parë për herë të parë në tavolinë të dialogut në Bruksel më 2 maj 2023. Vetëm Kurti e di përse e lejoi ekipin menaxhues të prezantoj draftin në Bruksel pa e parë fillimisht vetë dhe pa u siguruar se në përgatitje të draftit ishte përfshirë edhe MAPL-ja, OSBE-ja dhe BE-ja.”, ka shkruar Hoti.

Sipas Hotit, pas prezantimit të draftit të statutit në takimin e 2 majit 2023 në Bruksel, udhëheqësja e ekipit menaxhues deklaroi se statuti i prezantuar ishte përpiluar në vitin 2018.
“Kjo ishte koha kur Qeveria Haradinaj i kishte kërkuar këtij ekipi ta përpilonte draftin, që ishte veprim i gabuar pasi drafti do të duhet të përpilohej me përfshirjen e MAPL-së, OSBE-së dhe BE-së. Në kohën e Qeverisë Haradinaj, ekipi menaxhues e kishte dërguar draftin vetëm në Bruksel, e jo tek Qeveria e Kosovës. Sipas informatave anësore, Brukseli kishte refuzuar ta pranonte draftin pasi ky veprim ishte kryer jashtë procedurave të dakorduara dhe si i tillë ishte totalisht i papranueshëm edhe për Brukselin.”, tha ai.

Sipas tij, i njëjti draft u dërgua drejtpërdrejt në Bruksel dhe u vendos në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023.

Ai ia ka shtruar pesë pyetje Albin Kurtit:
1. Përse Kurti nuk e kundërshtoi këtë veprim?
2. Përse nuk kërkoi që drafti i statutit të përgatitej sipas procedurës së dakorduar qysh më 2013?
3. Përse Kurti nuk po e shpall të pavlefshme punën e atij ekipi menaxhues duke qenë së është punuar jashtë procedurave të parapara me marrëveshje?
4. Përse nuk e cakton ekipin e ri përmes Ministrit Krasniqi dhe të sigurohet se vetë Ministri Krasniqi merr pjesë në draftimin e statutit bashkë me OSBE-në dhe BE-në?
Unë nuk besoj që ai draft do të përfundonte në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023 pa dakordimin e Kurtit. Për çfarë tjetër është dakorduar Kurti?!

Kujtojmë që pas takimit të 2 majit në Bruksel, Draft statuti që ka propozuar Ekipi Menaxhues, Kurti  është rezultat i dëshirës për Republika Srpska në Kosovë.

“Qartazi ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut. Ndërkohë që, draft vizioni që propozova unë, mund të them që është inspiruar prej një marrëveshje që ka bërë Serbia tashmë për normalizim.”, kishte deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit