Ai është prezantuar në tryezën e ekspertë të ODIHR-it dhe të partive politike shqiptare, ku u diskutuan rekomandimet teknike të OSBE-ODIHR për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ekspertët socialistë Eridian Salinji dhe Viktor Gumi folën për secilin rekomandim të OSBE, mes të cilave vota me postë e emigrantëve dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore.
Sa i përket të parës, PS-ja ka propozuar që të bëhet me postë dhe më pas të llogaritet dhe pasqyrohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.
Ndërsa në Kodin Zgjedhor, propozohet ndryshimi duke përcaktuar afat kohor brenda të cilit KQZ duhet të miratojë aktet përkatëse nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit (p.sh. jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore të vitit 2025) si dhe kohën se kur KQZ fillon procedurën e regjistrimit të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamentare.(p.sh. jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve).
Në lidhje me depolitizimin, socialistët kërkojnë që komisionerët të jenë nga radhët e administratës publike që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe të pastërtisë.
Para se të zgjidhen, ata duhet t’i nënshtrohen paraprakisht trajnimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ.
Po ashtu, ata propozuan më shumë transparence të fondeve të partive politike dhe ndalimin e promovimit të çdo veprimtarie publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.
PS propozon që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike, si dhe te shtohet financimi publik për kandidatet e pavarur.
Një vend të veçantë zë dhe mospërdorimi i burimeve shtetërore.
PS ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se përben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.