11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Drafti i Asociacionit në Kushtetuese, juristët: Vonesat për lojëra politike

- Advertisement -

E lënë në harresë nga zhvillime të tjera si ajo e Dinarit serb, tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është riaktualizuar me një qëndrim të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Diplomati amerikan, sygjeroi që qeveria të mos humbasë kohë dhe draftin e BE-së t’a dërgojë sa më shpejt në Kushtetuese për të marr mendimin përfundimtar të saj.

Përderisa nga qeveria zyrtarisht ende nuk ka një përgjigje konkrete për kërkesën, pavarësisht interesimit të televizionit, një procedurë e tillë, sipas ish-kryetarit të të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, është obligative.

Fejzullah Hasani – Ish-Kryetar i Gjykatës Supreme ka theksuar se “Unë e dëgjova ambasadorin dhe ai më duket se tha që sa më shpejt të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, ngase është detyrim edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese por edhe me marrëveshje që aktet përciellëse në bazën e së cilave do të ndërtohet ky institucion, asociacioni para se të kaloj në Kuvend duhet të kaloj nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese”.

Juristi Anton Nrecaj beson që vonesa për tu bërë ky veprim është e qëllimshme.

Anton Nrecaj – Jurist ka deklaruar se “Asnjë draft , çfarëdolloj qoftë nuk mund të aprovohet në Kuvend apo në Qeveri si version final pa e dhënë verdiktin apo interpretimin Gjykata Kushtetuese kështu që nuk shoh asnjë arsye, çdo lloj vonese është vetëm arsye politike, loja politike”

Por, gjykatësi Hasani me atë cfarë ka parë, drafti ka shkelje të mundshme të Kushtetutës.

Fejzullah Hasani – Ish-Kryetar i Gjykatës Supreme ka deklaruar se “Në disa segmente e defunksionalizon funksionimin e shtetit të Kosovës për faktin se edhe shëndetësia edhe arsimi pothuajse de facto dhe de jure e nxirrin nga juridiksioni i Rep. së Kosovës duke përfshirë edhe objektët të cilat ata i shfrytëzojnë”

Përndryshe ambasadori Hovenier në takimin me gazetarë gjatë enjtes, kishte thënë se dërgimi i draftit në Kushtetuese do të krijonte një dinamikë ndryshe dhe do të reflektonte përkushtimin e Kosovës për përmbushjen e obligimeve të saja. /Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit