22.8 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Dr.Saudin Maliqi për Uran Ismailin: Edhe pse me parti të ndryshme, punuam bashkë për Ministrinë e Shëndetësisë

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e takimeve “Pa filter”, ku këtë herë është takuar me Dr. Saudin Maliqin, kirurg torakal me përvojë të gjatë në këtë fushë. Të dy rikthyen kujtimet nga periudha kur Ismaili ishte ministër i Shëndetësisë dhe bashkëpunuan ngushtë në reformat e nisura në atë kohë.

Dr. Maliqi theksoi se puna me Ismailin nuk ishte kurrë e kushtëzuar nga ndarjet politike. “Ju nuk shikuat një vijë politike për bashkëpunim. Unë isha i njohur si i LDK-së, ju nga PDK-ja, dhe bashkëpunimi ishte perfekt, nuk e shikuat. Ju thatë: Unë nesër mund të mos jem ministër, por këto që po i bëj, po i bëj për juve, për institucionin dhe për Kosovën,” tha ai.

Nga ana tjetër, Ismaili theksoi se ka pasur gjithmonë prioritet bashkëpunimin me profesionistët, duke lënë anash ndarjet partiake. “Gjithmonë kam thënë: këta persona janë ekspertë dhe në ekspertizën e tyre unë mund të besoj. Çka bëjnë në kohën e lirë nuk është me rëndësi për mua. Me rëndësi është bashkëpunimi,” tha ai.  Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/19ejqkJQAU/

Të ngjashme

Të fundit