Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 69, Dr. Fatbardh Rexha, ka marrë pjesë në takimin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza me veteranët e UÇK-së.
Rexha ka thënë se atyre u mungonte Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
“Dikur ishin ÇLIRIMTAR të vendit, sot me mburrje i quajm VETERAN TË UÇK-së. E kishin vetëm një mungesë sonte, atyre u mungonin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Zemërplotë me mbështejen e tyre. FALEMINDERIT!”, ka shkruar Rexha në Facebook.