Pas pjesëmarrjes në tubimin madhështor në Skenderaj dhe takimit me qytetarë, kandidati për deputet me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, ka qëndruar në konakun e familjes Sahiti në Mitrovicë.
Në familjen Sahiti, Rexha dhe kandidiatët tjerë për deputetë nga PDK-ja kanë qenë të shoqëruar nga vëllai i Kadri Veselit.
Me këtë rast, Rexha ka falënderuar familjen Sahiti për mbështetjen që ia kanë dhënë në garën për deputet.
“Edhe konaku i shtëpisë Sahiti u hapë sonte për kandidatët e Mitrovicës. Në takim u befasuam për të mirë me prezencën e axhit Ismet Veseli i cili na nderoi neve dhe familjen Sahiti me prezencën. Faleminderit familjes Sahiti për mbështetjen! Voto PDK131 Voto 1 – Bedri Hamza Voto 69 – Fatbardh Rexha për deputet”, ka shkruar Rexha në Facebook.