Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, ka vizituar sot vendpunishten e kompanisë “Ari,” ku ka zhvilluar takime me menaxhmentin dhe punëtorët e kompanisë.
Rexha u shpreh optimist për frymën pozitive dhe bindjen e punëtorëve se Bedri Hamza do të zgjidhet kryeministër në zgjedhjet e parashikuara më 9 shkurt.
“U ndjeva mirë me diskutimet që pata me menaxhmentin dhe veçanërisht me punëtorët. Kosova ka fuqi punëtore të mjaftueshme; krejt çka duhet bërë më mirë është të vlerësohen më lartë me të hyra dhe të përmirësohen kushtet e punës,” deklaroi ai.
Rexha vuri theksin te rëndësia e ndërmarrësisë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rolin që ajo luan në pozicionimin e Kosovës në rajon. Ai theksoi se me përmirësimin e kushteve të punës dhe një mbështetje më të madhe për ekonominë, Kosova mund të arrijë rezultate më të mira.
Rexha përmbylli fjalën e tij duke bërë thirrje për mbështetje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj:
• Voto – PDK131
• Voto – Bedri Hamza1
• Voto – Fatbardh Rexha69