0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Dr. Fatbardh Rexha: Stanovci i Vushtrrisë i bashkuar për fitoren e PDK-së

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 69, Dr. Fatbardh Rexha, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarë dhe mbështetës nga Stanovci i Vushtrrisë, ku u diskutua për prioritetet e fushatës dhe mbështetjen për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

“Mbrëmjen e kalova me miq nga Stanovci i Vushtrrisë. Të gjithë ishin njëzëri të vendosur për të vazhduar angazhimin e përbashkët për Bedri Hamzën kryeministër,” u shpreh Rexha, duke falënderuar banorët për mikpritjen dhe besimin që i kanë dhënë.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është forca kryesore që do ta çojë PDK-në drejt fitores më 9 shkurt:
“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen. Ky entuziazëm na motivon të punojmë më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë,” shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit