Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 69, Dr. Fatbardh Rexha, zhvilloi sot një takim me banorët e fshatit Vllahi, ku prezantoi programin e tij zgjedhor dhe dëgjoi shqetësimet e tyre.
Gjatë fjalës së tij, Rexha vlerësoi historinë e pasur të këtij lokaliteti, duke e cilësuar atë si një vatër të dijes dhe atdhedashurisë që nga kohët e hershme. Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe për diskutimet e frytshme gjatë takimit.
“Faleminderit të gjithëve për diskutimet dhe mbështetjen që më ofruat,” u shpreh kandidati, duke ftuar qytetarët të mbështesin PDK-në dhe liderin Bedri Hamza në zgjedhjet e ardhshme.
Voto – PDK131
Voto – Bedri Hamza1
Voto – Fatbardh Rexha69