Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 69, Fatbardh Rexha, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore. Sonte ai vizitoi familjen Pllana në Kçiq dhe familjen Fazliu në Urë të Gjakut, ku mori mbështetje të ngrohtë.
“Jemi drejt përfundimit të fushatës zgjedhore, andaj mbështetja juaj është vlerë e madhe për fitoren e PDK-së dhe për mua si kandidat për deputet,” tha Rexha, duke theksuar rëndësinë e këtyre takimeve në forcimin e besimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai u shpreh mirënjohës për përkrahjen e qytetarëve dhe nënvizoi se bashkë me ta do të punojë për të ardhmen më të mirë të Kosovës.