Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, Dr. Fatbardh Rexha, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës elektorale.
Ai sonte, fillimisht është takuar me banorët e fshatit Kçiq të Madh të Mitrovicës, ku ka marrë mbështetje në garën për deputet.
“Më 09 Shkurt Shkolla në Shupkovc është qendër e votimit, rezultati po dihet, po ndjehet, po vërtetohet çdo ditë sikurse edhe sonte, ishte madhështore dhe impozante, kjo frymë fitoreje në këtë lagje. Faleminderit banorëve të lagjes Shupkovc dhe Kqiq i vogël për mbështetjen e madhe që më dhatë sonte”, ka shkruar Rexha në Facebook.
Pas Kqiqit të Madh, Rexha ka marrë mbështetje edhe banorët e Shupkovcit.
“Erdhëm sonte prap në Kqiq të madh, aty ku të rinjë e të reja, gra e burra janë rreshtuar drejtë fitores së madhe për Bedri Hamzën Kryeministër. Faleminderit për mbështetjen e përzemërt që më ofruat”, ka shkruar Rexha në Facebook.