Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, ka vazhduar takimet elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Rexha në takimet në lagjen “Lah Nimani” dhe në Kçiq të Vogël të Mitrovicës, ka marrë mbështetje në garën për deputet.
“Familja Mustafa nga Kqiqi i vogël mbrëm na priti me zemërgjerësi. Faleminderit vëllëzërve Gani dhe Sabri Mustafa që së bashku me familjarët e tyre na ofruan mbështetje të plotë. Voto – PDK131. Voto – Bedri Hamza1. Voto – Fatbardh Rexha69 – kandidat për deputet”, ka shkruar Rexha në Facebook.