-10 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Dr. Fatbardh Rexha, kandidat i PDK-së për deputet: Është momenti të bashkohemi dhe të veprojmë për një të ardhme të ndritur

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, dr. Fatbardh Rexha, ka thënë se është i nderuar që është pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për nominimin, Rexha ka falënderuar Degën e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Rexha, i cili është doktor i respektuar jo vetëm në Mitrovicë, ka thënë se është momenti që të bashkohen për një të ardhme me të ndritur për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Postimi i plotë i Rexhës në Facebook:

Të dashur miq,

Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar me propozimin e PDK-së dega Mitrovicë dhe besimin e Kryeministrit të ardhshëm z.Bedri Hamza që në mesin e kandidatëve për deputet, të jem edhe unë.

Ky është moment i veçantë për mua!

Unë besoj se suksesi ynë vjen nga bashkëpunimi, nga dëshira për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të punuar së bashku. Është moment që na kërkon të bashkohemi dhe veprojmë për një të ardhme të ndritur.

Do të jem kudo që keni ju nevojë, pa u kursyer ashtu si deri më sot, por në kapacitete të tjera, tashmë edhe atë të deputetit, e për të arritur këtë më duhet ndihma e juaj.

*69* është numri me të cilin unë garoj!

Besimi juaj përveç obligim është edhe mision për mua.

Na priftë e mbara, për një Kosovë ma të mirë!

I juaji,

Fatbardhi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit