Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, Dr. Fatbardh Rexha është shprehur i tronditur me lajmin për vdekjen e tre personave në Skenderaj si pasojë e një aksidenti.
Dr.Rexha ka vizituar të lënduarit në këtë aksident, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë, ndërsa ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
“Thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes së 3 qytetarëve tanë në aksidentin që ka ndodhur në Skenderaj. Bashkëndjejë dhembjen me familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarit uroj që të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Rexha në Facebook.