Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, Dr.Fatbardh Rexha, ka takuar kolegë të profesionit në Vushtrri.
Ai ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me përkrahjen që po merr nga kolegët e fushës së shëndetësisë dhe arsimit.
“Vushtrria është djep i civilizimit të hershëm, njerëz të dashur dhe punëtor. Jashtëzakonisht i lumtur me përkrahjen që po marr nga kolegët e fushës së shëndetësisë dhe arsimit. Voto #PDK131 PËR DEPUTET Voto #1, 69”, ka shkruar Rexha në Facebook.