Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fatbardh Rexha, ka përmbyllur mbrëmjen me një takim të ngrohtë në familjen e madhe Veseli dhe fqinjët e tyre, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
“Bindja e thellë se Kryetari Kadri Veseli do të jetë së shpejti në mesin tonë ishte energji shtesë për angazhimin në fitoren e madhe të Bedri Hamzës për Kryeministër,” tha Rexha.
Ai falënderoi nga zemra për mbështetjen e madhe dhe përkushtimin që po shfaqet nga qytetarët në këtë fushatë, duke theksuar rëndësinë e një angazhimi të përbashkët për të siguruar një fitore të madhe më 9 shkurt.
Rexha përmbylli mesazhin e tij me thirrjen për të votuar Partinë Demokratike të Kosovës, me numrin 131, Bedri Hamzën për Kryeministër dhe vetë atë me numrin 69 për deputet.