Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që janë duke ia dhënë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Kanë mbetur edhe 19 ditë deri në momentin e madh, ku përmes votës suaj do të zgjedhni ata/ato që do të ju përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Me ndihmën dhe mbështetjen tuaj unë do të jem deputet falenderues, i përgjegjshëm dhe sigurisht se do t’i përfaqësojë në mënyrë dinjitoze interesat e mirëfillta për një Kosovë ma të mirë!”, ka shkruar Rexha në Facebook.
Postimi i plotë:
Jam tejet i nderuar dhe falenderues me mbështetjen tuaj këto 10 ditët e fushatës zgjedhore. Kudo kam gjetur entuziazëm për fitore dhe mbështetje për mua si kandidat për deputet.
Takimet individuale, vizitat, tubimet, përkrahja juaj edhe në rrjete sociale më bënë të ndjehem krenar dhe njëkohësisht përgjegjës ndaj jush.
Faleminderoj familjen, kolegët, strukturat të partisë në shtabin e degës, nëndegëve, rinisë, gruas demokratike, asambleistat e partisë dhe gjith qytetarët për përkrahjen masive që janë duke më dhënë.
Kanë mbetur edhe 19 ditë deri në momentin e madh, ku përmes votës suaj do të zgjedhni ata/ato që do të ju përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Me ndihmën dhe mbështetjen tuaj unë do të jem deputet falenderues, i përgjegjshëm dhe sigurisht se do t’i përfaqësojë në mënyrë dinjitoze interesat e mirëfillta për një Kosovë ma të mirë!