Doktori mitrovicas, Fatbardh Rexha, ka shprehur bindjen e tij se me nidhmen e Zotit do të arrijë zgjedhet deputet.
“Unë tanimë jam fitues, po jam i tillë se njoha shumë nga ju, njoha vyrtytet e juaja, ndam bashkë halle e shqetësime, gëzuam bashkarisht sukseset dhe festat tuaja” ka shkruar Rexha në Facebook.
Dr.Fatbardh Rexha në listën e PDK-së për deputet mban numrin 69.
Poatimi i plotë
Edhe 9 ditë larg ⁶9 Shkurtit
E nderuar familja ime, të nderuar shokë e kolegë, shumë të respektuar struktura të PDK-së, të dashur qytetarë të Kosovës,
Po bëhen afër 3 javë fushatë zyrtare zgjedhore, por me përkrahjen tuaj filluam edhe më herët angazhimin për të shpalosur programin zgjedhor të Kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.
Që nga dita e parë që kam vendosur të jem pjesë e garës për deputet kam hasur në përkrahjen tuaj, kjo u dëshmua edhe nga qindra komunikime, vizita, takime e tubime, reagime në rrejte sociale e portale.
Me caktimin e Zotit dhe ndihmën tuaj unë do të arrijë të grumbulloj votat e nevojshme për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Unë tanimë jam fitues, po jam i tillë se njoha shumë nga ju, njoha vyrtytet e juaja, ndam bashkë halle e shqetësime, gëzuam bashkarisht sukseset dhe festat tuaja.
Gara përfundon më 9 Shkurt, pastaj kujtohet vetëm si garë, krejt çka n’a mbetet tutje është të vazhdojmë të mbesim mbi të gjitha njerëz.
Falenderues dhe mirënjohës ndaj jush sot dhe nesër e gjithmonë!
Fatbardhi.