13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

DPS: Mandiq në qeveri, bombë me sahat në themelet e Malit të Zi

- Advertisement -

Qendra Mediale, DPS, në Mal të Zi, ka vlerësuar se me rastin e zgjedhjes së Andrija Madiq për kryetar të kuvendit do të rrezikohej seriozisht vetë shteti.

Sipas kësaj qendre, njoftimi se Mandiq mund të jetë shtylla kryesore në qeverinë e re do të thoshte vendosje “e bombës me sahat në themelet e Malit të Zi”.

“Partitë që do të marrin pjesë në një qeveri të tillë do të mbështetnin me vetëdije veteranin e luftës dhe çetnikun nga Ravnogorsk, i dënuar për grushtshtet, lider i përjetshëm i politikës së përçarjes në Mal Të zi dhe shërbëtorin e Beogradit”, thuhet në njoftimin e DPS.

“Ato parti që hyjnë në koalicionin me partinë e Mandiqit dhe e vendosin në pozitën e kryetarit të kuvendit, jo vetëm që I hapin derën ndikimit rus dhe I japinë dorën e lirë Serbisë së Madhe”, thuhet ndër të tjera.

Në reagimin e DPS përmendet edhe fakti se Mandiq është kundërshtues I madh I pavarësisë së Kosovës për çfarë edhe kishte hyrë në grevë urie, pra kur Podgorica kishte njohur Kosovën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit