Home Ballina “Dosti” i shqiptarëve konfirmohet si shef i CIA-s

“Dosti” i shqiptarëve konfirmohet si shef i CIA-s

0
“Dosti” i shqiptarëve konfirmohet si shef i CIA-s

Senati ka konfirmuar të enjten John Ratcliffen për të shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), duke e vendosur atë në krye të agjencisë së spiunazhit të cilën është zotuar se do ta bëjë më agresive.

Votimi ishte 74 me 25 dhe 20 demokratë iu bashkuan të gjithë republikanëve të pranishëm në konfirmimin e tij, raporton New York Times.

Mbështetja që Ratcliffe mori nga demokratët pasqyron evolucionin e politikës amerikane. Gjatë administratës së parë Trump, Ratcliffe nuk mori asnjë mbështetje nga demokratët dhe kualifikimet e tij u vunë në pikëpyetje, kur ai u emërua drejtor i inteligjencës kombëtare.

Por pesë vjet më vonë, pikëpamjet e Ratcliffe kanë ndryshuar. Ndryshe nga disa prej zgjedhjeve të Presidentit Trump për postet e tjera të kabinetit, Ratcliffe konsiderohet të jetë i kualifikuar për pozicionin e tij. Pikëpamjet e tij për çështjet e sigurisë kombëtare janë të lidhura ngushtë me ato të shumicës republikane të Senatit.

Ratcliffe njihet edhe si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve pasi ka lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Në vitin 2016, ai ishte i ftuar special në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” që u mbajt në Nju Jork, organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan. Ai ka pasur takime me zyrtarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Exit mobile version