-11.3 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Dosjet Epstein dhe roli i ish-shefit të Këshillit të Evropës në forcimin e narrativit serbo-rus kundër UÇK-së

- Advertisement -

Zbulimet nga dosjet Epstein që e lidhin Thorbjorn Jagland me qarqe ruse po hapin pikëpyetje mbi ndikimin e tij në procesin politik që çoi në themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. emrave që dalin në korrespondencat e publikuara figuron edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, një figurë kyçe në procesin që shkoi drejt themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Sipas email-eve të publikuara, Jagland ka vepruar si ndërmjetësues mes Jeffrey Epstein dhe qarqeve të larta ruse, përfshirë përpjekjet për kontakte me Presidentin rus Vladimir Putin.

Këto dokumente ngrisin pyetje serioze mbi rrjetet e ndikimit dhe konfliktin e interesit të një figure që në të njëjtën kohë drejtonte një nga institucionet më të rëndësishme të Evropës për të drejtat e njeriut. Kjo përplasje mes rolit të tij institucional dhe këtyre lidhjeve të reja të zbuluara e bën sot politikisht të dyshimtë ndikimin e Jaglandit në çështjen e Kosovës.

Rusia ka qenë historikisht kundërshtare e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetëse e Serbisë në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, fakti që një aktor kyç në legjitimizimin e raportit Dick Marty dhe në krijimin e Gjykatës Speciale del sot si ndërmjetës komunikimi me qarqe ruse përmes Epstein, hap dyshime serioze mbi mënyrën se si u formësua narrativi ndërkombëtar për luftën e UÇK-së, shkruan Albanian Post.

Marrëdhënia e Jaglandit me vendin nuk ka qenë asnjëherë neutrale. Qysh në vitin 2004, gjatë një konference në Shkollën Norvegjeze të Ekonomisë, ai deklaronte se “Kosova nuk prodhon shumë gjëra të tjera përveç krimit”. Kjo fjali, e thënë nga një ish-kryeministër norvegjez dhe figurë e rëndësishmeNë vitin 2010, si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Jagland reagoi publikisht ndaj raportit të senatorit zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin qenë të përfshirë në trafikim organesh dhe trajtim çnjerëzor të të burgosurve serbë gjatë dhe pas luftës.

Jagland deklaroi se akuzat ishin serioze dhe se ato duhej ose të konfirmoheshin ose të rrëzoheshin përmes një hetimi të plotë ndërkombëtar. Ai shprehej se kishte frikë nga pasojat politike të raportit, por njëkohësisht kërkonte që institucionet ndërkombëtare të bënin gjithçka për të “vendosur të vërtetën”

Këto deklarata vinin nga kreu i një institucioni që kishte autoritet moral dhe politik mbi çështjet e të drejtave të njeriut në Evropë. Në këtë kontekst, Jagland ishte një aktor që i dha Marty-t peshë institucionale dhe legjitimitet politik.

Ky proces përfundimisht çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, ku ishkrerët e UÇK-së vazhdojnë të mbahen në paraburgim duke pritur vendimin përfundimtar të gjykatës.

Në planin historik, kjo e bën Jaglandin një figurë kyçe në ndërtimin e arkitekturës juridike që e vendosi luftën çlirimtare të Kosovës nën hetim ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, zbulimi se i njëjti person që kërkoi hetime të ashpra ndaj Kosovës dhe që ndikoi në ngritjen e Gjykatës Speciale, del sot si ndërmjetësDilema që lind natyrshëm është nëse qasja e Jaglandit ndaj Kosovës ishte thjesht juridike apo edhe politike.

Rusia si mbështetëse e palëkundur e Serbisë në arenën ndërkombëtare, ka pasur interes strategjik që narrativi i luftës së UÇK-së të paraqitej si problematik dhe kriminal. Nëse një figurë kyçe e institucioneve evropiane rezulton të ketë pasur lidhje të ngushta komunikimi me qarqe ruse përmes Epstein, atëherë pyetja mbi konfliktin e interesit nuk është më spekulative.

 

Të ngjashme

Të fundit