16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Dosja për Fatmir Shehollin: Veproi nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimic

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin  se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike.

Tutje, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit,  Sheholli ngarkohet se më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.

Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, raporton Betimi për Drejtësi.

Me këto veprime Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Të ngjashme

Të fundit