4.3 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Dosja Epstein, lirohet nga arresti vëllai i Mbretit Charles

- Advertisement -

Andrew-Mountbatten Windsor, vëlla i Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar, është fotografuar duke u larguar nga ndalimi policor, pasi u bë anëtari i parë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet.

Ish-princi u dërgua më herët të enjten në një stacion policor për t’u marrë në pyetje, pikërisht në ditëlindjen e tij të 66-të, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për shkelje në post publik, shkruan gazeta “Telegraph”.

Policia ka qenë duke i vlerësuar akuzat ndaj tij që rrjedhin nga dosjet Epstein, përfshirë dyshimet se ai kishte ndarë të dhëna të ndjeshme me pedofilin, kur ishte emisar për tregti.

Policia në Thames Valley e bastisti shtëpinë e ish-princit në Sandringham në mëngjes. Oficerët u panë edhe në Royal Lodge, ku banonte dikur Andrew.

Ai u fotografua duke u larguar nga stacioni policor Aylsham në Norfolk me një veturë të enjten në mbrëmje.

Vëllai i tij, Mbreti Charles III, tha në një deklaratë se “ligji duhet ta ndjekë rrjedhën e vet”.

Merret vesh se as mbreti, as Pallati Buckingham nuk ishin njoftuar paraprakisht për arrestimin e vëllait të tij.

Të ngjashme

Të fundit