0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Doruntina Hamza: Babai çdo derë që ka hapur e ka mbyllur me integritet, kështu do të jetë edhe si kryeministër

- Advertisement -

Vajza e kandidatit të PDK-së për kryeministër Bedri Hamzës, Doruntina Hamza ka thënë disa fjalë për babanë e saj në Konventën e kësaj partie.

Ajo tregoi anën familjare të tij, njashtu edhe anën profesionale.

“Të flasësh për Bedri Hamzën është një sfidë e llojit të veçantë, kjo sepse raportet tona me babanë, janë raporte babë, shok, model, profesor e kohët e fundit edhe babë shqiptar e anasjelltas. Duke qenë fëmija më i madh në shtëpi, kam pas fatin të gjendem në ambientet e punës së tij, me e pa qysh është i pakompromis me ndjek ligjin, me pa qysh bëhet puna mirë, në mënyrë profesionale dhe korrekt. Por mbi të gjitha, e kam pa pas punës, është kthyer në shtëpi për t’iu bashkuar familjes në nj darkë të vonë, ose ta shihnim një lojë futbolli”, tha vajza e Hamzës.

“Edhe sot, me gjithë dinamikën që ka, nuk mungon kafja e vikendit me nanën e babën, edhe bisedat e tyre të gjata për jetën”.

“Por babanë e kam pa edhe në momentet më kulminante. E di që secili flet për prindin, nuk mjafton as një orë, e as më shumë. Për ju ai është Bedri Hamza, kandidati për kryeministër, por për ne babai ka qenë, është dhe do të jetë mbështetja kryesore në jetë, edhe krahu jonë i fortë për gjithçka”.

Ndër të tjera, Doruntina është shprehur e bindur se si çdo derë që babai i saj ka hapur një derë e ka mbyllur me integritet, sipas saj, kështu do bëhet edhe kur e hap derën e kryeministrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit