24.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Dortmundi shokohet nga skuadra tajlandeze

- Advertisement -

Nënkampioni i Evropës për klube, Borussia Dortmund, është turpëruar në ndeshjen parasezonale ndaj klubit tajlandez.

Skuadra e Nuri Sahin, u mposht nga Pathum United, me rezultat 4:0.

“Milionerët” edhe pse kishin shumë emra të rinj në skuadër, në mesin e tyre kishte edhe emra të skuadrës së parë: Meyer, Ryerson, Sule, Moukoko, Nmecha, Brandt, Adeyemi dhe Haller.

Kjo lojë ishte e dyta e fazës përgatitore para nisjes së sezonit të ri.

Në lojën e parë, Dortmundi para katër ditësh barazoi 1:1 me ekipin nga kategoria e tretë e Gjermanisë, Aue.

Të ngjashme

Të fundit