Borussia Dortmundi ka fituar në shtëpi ndaj Freiburgut me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga.
Serinë e golave e nisi Donyell Malen, në minutën e 16’, pas një asistimi nga Niclas Fullkrug.
Ndërsa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Malen e dyfishoi epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë, Fullkgrug e realizoi golin e tretë në minutën e 87’, për rezultatin përfundimtar 3-0.
Dortmundi pas fitores mbetet në vendin e katërt me 40 pikë, pas 21 xhirove, teksa Freiburgu renditet në pozitën e shtatë me 28 sosh.