Dortmundi largon legjendën e klubit nga pozita e drejtorit sportiv

- Advertisement -

Borussia Dortmundi ka njoftuar për largimin e njërit prej legjendave të klubit.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e tyre, Sebastian Kehl i cili largohet nga pozita e drejtorit sportiv të “Verdhezinjëve” pas 5 vitesh në këtë pozitë.

Këtë e njoftoi klubi në faqen e tyre zyrtare.

Kehl, kishte qenë dhe lojtar i Dortmundit, ku kishte kaluar plot 13 vite si lojtar ku fitoi 3 tituj të Bundesligës, 1 Kupë të Gjermanisë si dhe Superkupën.

Të ngjashme

Të fundit