11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Dortmundi fiton dhe e merr kryesimin në tabelë, një xhiro para fundit të sezonit

- Advertisement -

Borussia Dortmundi e ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të dhe të parafundit, skuadra e drejtuar nga Edin Terzic mposhti në udhëtim Augsburgun.

Ndeshja e zhvilluar në “WWK Arena” përfundoi me rezultatin 0:3.

Të dy golat e parë për skuadrën mysafire u shënuan nga Sebastien Haller (59’, 84’), teksa fitoren për “Verdhezinjtë” e vulosi Julian Brandt (90+4’).

Vlen të përmendet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 38-të, kur nga loja u përjashtua Felix Uduokhai me karton të kuq.

Ndryshe, Borussia Dortmundi pas kësaj fitore ka 70 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Bayern Munichi.

Kësisoj, skuadra kampione do të vendoset javën e ardhshme, në xhiron e fundit në Bundesligë.

Augsburgu është në pozitën e 14-të me 34 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit