0.7 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Dortmundi, favorit për Fisnik Asllanin

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani do të largohet në verë nga Hoffenheimi por jo edhe nga Bundesliga e Gjermanisë.

Asllani me të përfunduar sezoni aktual, pritet të transferohet te Borussia Dortmundi, ekip favorit për shërbimet e tij.

Tërheqja e Bayernit nga gara për Asllanin, duket se i ka dhënë avantazh Dortmundit për sulmuesin kosovar, i cili po preferon qëndrimin në kampionatin gjerman.

23-vjeçari ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh, të cilën Dormtundi është gati ta paguajë.

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë po aq asistime në 20 ndeshje të luajtura deri më tani.

Gjithashtu, Asllani ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve nga kampionatet tjera, që mbeten në garë për transferimin e tij.

Në mesin e skuadrave që e shohin Asllanin si opsion të mirë për sulmin, janë Barcelona, Juventusi, Tottenhami, Chelsea e Fenerbahçe.

Të ngjashme

Të fundit