9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Dortmundi e “shkel” Freiburgun, shkëlqen Haaland

- Advertisement -

Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore në Bundesliga. Ata fituan 5:1 në “Signal Iduna Parkun” bosh pa spektatorë ndaj Freiburgut, me Haaland që shkëlqeu me dy gola. Dy gola realizoi edhe Meunier.

Vendasit e kryen detyrën qysh në pjesë të parë kur realizuan tre gola.

Meunier i shënoi dy gola brenda 29 minutave për t’i dhënë qetësinë Dortmundit. Në të dy golat asistoi Julian Brandt.

Më pas, në fund të pjesës së parë Haaland realizoi golin e tretë për vendasit.

Mysafirët treguan shenja jete, kur Demirovic realizoi në minutën e 61-të.

Më pas, Haaland realizoi sërish në minutën e 75-të, kurse Dahoud vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Bayern Munchen i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit