Dy skuadrat e Bundesligës së Gjermanisë, Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund, kanë pësuar humbje të martën mbrëma në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve.
Si Leverkuseni ashtu edhe Dortmundi u mposhtën në udhëtim dhe atë me rezultatin 2:0.
Skuadra e Leverkusenit u mposht nga Olympiacosi, ekip për të cilin golat i realizuan Costinha (2’) dhe Mehdi Taremi (45’).
Ndërkohë, Dortmundi pësoi nga Tottenhami që fitoi me golat e shënuar në pjesën e parë nga Cristian Romero (14) e Dominic Solanke (37’).
Dortmundi prej minutës së 24-të, luajti me një lojtar më pak pasi Daniel Svensson u ndëshkua me karton të kuq.






