Borussia Dortmund është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve.
Finalisti i edicionit të kaluar hasi në mjaft probleme ndaj francezëve, duke fituar 2:3 me rezultat të përgjithshëm.
Pas barazimit 1:1 në “Signal Iduna Park”, Dortmundi e pa veten në disavantazh pas vetëm pesë minutave lojë.
Ishte Jonathan David që shënoi pas asistit nga Ismaily.
Por, në pjesën e dytë, Dortmundi përmbysi gjithçka.
Fillimisht Emre Can shënoi për 1:1 në minutën e 54-të nga penalltia.
E në minutën e 65-të, Beier shënoi golin e fitores dhe kualifikimit.
Në çerekfinale, Borussia Dortmund do të ndeshet me Barcelonën, e cila e eliminoi Benfican mbrëmë.