Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl, ka thënë që klubi do të tentojë të bëjë çfarë të mundet që ta mbajë Jadon Sanchon.
Ish-lojtari i “Bletave” është kthyer në janar tek Dortmundi, por vetëm në formë huazimi dhe tani Manchester United mund të vendosë ta mbajë në radhët e veta.
“Do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë Jadon Sanchon këtu”.
“Por Manchester Unitedi po ashtu po e sheh se sa mirë po luan për momentin”, ka thënë Kehli.