14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Dortmund fiton gjysmëfinalen e parë ndaj PSG-së

- Advertisement -

Borussia Dortmund e ka dëshmuar se s’është më fat në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Paris Saint-Germain.

“Verdhëzinjtë” triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte shumë e hapur nga të dy skuadrat.

Dortmund e nisi më mirë duke pasur një mundësi përmes Marcel Sabitzer, mirëpo Donnarumma bëri super pritje që t’ia mohojë golin.

Sidoqoftë, ishte mbrojtësi Nico Schlotterbeck që dhuroi një asistim maestral te Niclas Fullkrug, i cili nuk dëshpëroi përballë Donnarummas për t’i dhënë epërsinë vendasve (36’).

Sabitzer nuk ishte në natën më të mirë, duke humbur një tjetër rast të mirë.

PSG u këndell në pjesën e dytë, duke pasur dy raste përmes Achraf Hakimit dhe Kylian Mbappes – të cilët goditën shtyllën, por të pafuqishëm për të mposhtur portierin vendas.

Dortmund tentoi sërish, ku Jadon Sanchos dhuroi një pasim fantastik te Fullkrug, por ky i fundit dështoi nga afërsia.

Vlen të ceket se një rast nga afërsia e humbi edhe Fabian Ruiz, duke dështuar të shënojë me kokë nga afërsia.

Kësisoj, Dortmund merr avantazhin për kualifikimin në finalen e madhe mirëpo gjithçka do të vendoset në “Parkun e Princave” të martën e ardhshme. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit