adon Sancho, talenti 23-vjeçar, u rikthye në janar te Borussia Dormtund në formë huazimi nga Manchester United, pas një ndarje të zhurmshme me trajnerin Erik Ten Hag.
Tekniku i “Djajve të Kuq”, e kishte përjashtuar sulmuesin anglez nga të gjitha ambientet stërvitore të ekipit të parë, pasi lojtari foli kundër tij në rrjetet sociale.
Futbollisiti i kombëtares angleze ka luftuar për t’iu rikthyer formës së tij dhe në muajt e parë të vitit ka filluar të shfaqë cilësitë e tij. Drejtuesit e Dortmund dëshirojnë të blejnë përfundimisht kartonin e tij, por problemi është se United nuk është i gatshëm të negociojë për një shifër më të ulët nga ajo që u pagua për ta sjellë në Premier League.
Sipas asaj që raporton “Manchester Evening News”, nëse klubi anglez emëron si drejtor teknik Jason Wilcox, Sanchos mund t’i jepet një shans tjetër. Kjo pasi Wilcox e njeh mirë sulmuesin anglez, me të cili ka punuar te Manchester City Academy.