Duket se protestës së thirrur kundër krijimit të Asociacionit nga PSD-ja, pas shumë figurave të tjera publike nuk i ka rezistuar as aktivisti Rron Gjinovci.
Ndërsa inxhineri dhe analisti televiziv Ermal Sadiku, pak më parë kishte bërë të ditur pjesëmarrjen e tij në protestën e së shtunës, në postimin e tij vihet re edhe komenti i Gjinovcit, ku lë të nënkuptohet se edhe ai do të jetë pjesë e protestës.
“Të shtunën”- ka shkruar Gjinovci, ndërsa komentin e ka shoqëruar edhe me një emoji.
Megjithatë, duket se Gjinovci ende ruan shpresat që Asociacioni nuk do të krijohet, pasi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar një status tjetër.
“Lluzera, çka boni nëse se bon Asociacionin? Kun ven s’kom me ju lanë, ta dini,”- është shprehur Gjinovci.