- Advertisement -
Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha këshilltarit të tij Naim Huruglica dhe vëllaut të deputetetes së VV-së Fitore Pacolli.
Në dy dokumentet shihet se të dy grantet për këshilltarin dhe vëllain e Fitore Pacollit janë anuluar.
Për Huruglicën, anulimi është bërë më 22 nëntor 2024 përderisa për Blerim Pacollin vendimi për anulim është bërë në të njëtën ditë, pra me 22 nëntor 2024.
Këto vendime te Faton Pecit vijnë në kohën kur presion publik ka qenë mjaft i madh.
Madje është kërkuar disa herë dorëhqeja e tij.
LDK tashmë ka deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për këtë çështje.