Është dorëzuar në polici personi i cili dyshohet se e bleu armën vjedhur të zyrtarit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kështu mëson Klankosova.tv nga burimet e saj.
Para disa ditësh në Prizren, shtëpia e zyrtarit të AKI-së kishte qenë cak i hajnave.
Aty ishte arritur që t’i vidhet arma zyrtare dhe dokumentet personale.
I dyshuari, ishte arritur që të kapet nga policia, pa kaluar mirë as 24 orë.
Dyshohet se ky ia kishte shitur armën zyrtare një personi tjetër, i cili u dorëzua tek autoritetet gjatë ditës së djeshme.
Ai u ndalua për 48 orë.
Klankosova.tv ka pyetur edhe në Prokurorinë e Prizrenit lidhur me rastin, dhe është në pritje të përgjigjes.