16 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

Dorëzohet Albin Kurti/ Maliqi: Po i lutet LDK-së për bashkëqeverisje, por ftesa e tij nuk është e sinqertë

- Advertisement -
 Gazetarja dhe analistja Afërdita Maliqi, në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC News komentoi dorëzimin e Albin Kurtit dhe letrën që ky i fundit i ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për të formuar një koalicion qeverisës.

Mungesa e konstituimit të Kuvendit ka detyruar Albin Kurtin të zbusë qëndrimet e tij dhe t’i lutet LDK për bashkëqeverisje. Një letër e tillë nuk ka marrë ende përgjigjen e kreut të LDK, Lumir Abdixhiku.

Analistja Maliqi theksoi se letra e Kurtit nuk është letër e sinqertë, por e imponuar nga halli, që ka mbi supe.

“Jemi në një situatë, që ka qenë tentativa e 11 për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe nuk kanë arritur të zgjedhin pasi Vetëvendosje qëndron në pozitat e veta pasi është po i njëjti emër. Kjo është hera e tretë që i ka dërguar letër, në letrën e dytë, ka qenë krijimi i institucioneve dhe letra e tretë është lutja për të pasur një koalicion. Nuk është letër e sinqertë, por është letër e bërë nga zori”, tha Maliqi.

Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të pranojë ftesën e Albin Kurtit, sepse kjo do kishte kosto elektorale të madhe për të.

“LDK dy herë e ka refuzuar, nuk ka pranuar as të shkojë në takim. Mendoj se LDK duhet të qëndrojë në pozitat e veta dhe nuk duhet t’i shkojë në takim a të pranojë ndonjë koalicion, sepse e dëmton veten në të ardhmen. Nuk kanë traditë të mirë në të kaluarën e tyre”, u shpreh ajo

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por duhet të ketë një qeverie, pjesë e së cilës të jenë partitë opozitare si LDK, PD, AAK dhe Nisma.

“Nuk e kemi luksin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse në zgjedhje mund të ketë ndryshime në përqindje të vogël. Kjo e dëmton ekonominë pasi nën qeverisjen e Kurtit kemi patur regres në fushën ekonomike”, theksoi Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit