Home Lajme Dorëzohen dokumentet e para: Funksionalizohet Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Dorëzohen dokumentet e para: Funksionalizohet Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

0
Dorëzohen dokumentet e para: Funksionalizohet Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Funksionalizimi i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është një nga obligimet që po përmbushet. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e pranim-dorëzimi të dokumenteve të para në këtë Institut.

Kryeministri Kurti, tha se ky Institut do të jetë në shërbim të dokumentimit dhe hulumtimit të krimeve të kryera në Kosovë. Për këtë ftoi qytetarët që të kontribuojnë në sjelljen e çfarëdo dokumentimi.

“KY vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve me të dhimbshëm në historinë tone të krimeve gjenocidiale të Serbisë. Këtë vit festojmë 25-vjetorin e çlirimit dhe 16-vjetorin e pavarësisë. Po bëjmë më të mirën që të adresojmë atë që ka ndodhur. Funksionalizimi i këtij instituti është një obligim që po përmbushet. Nga sot dokumentuesit dhe hulumtuesit e pavarura, organizata, mediat, gazetarë do ta kenë institutin, që sot ju ftoj që të bashkoheni në këtë nismë. Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon ne parandalimin e përsëritjes në të ardhmen”, tha ai.

Drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se ceremonia e sotme nënkupton jo vetëm një hap në dokumentin e luftës por edhe një zotim për të mos i harruar viktimat e luftës.

“Dokumentet që pranojmë sot do të jenë një themel për të dërguar një mesazh që paqja dhe drejtësia janë vlerat që shoqëria i mbron”, ka thënë ai.

Kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci, tha se për 25 vite kanë pasur vështirësi të mëdha në mbledhjen e dëshmive e në ruajtjen e tyre.

Ai tha se më themelim e këtij Instituti tashmë kanë një derë hapur.

“Dua të them që rrugëtimi ynë për 25 vite ka qenë shumë i vështirë në mbledhje e dëshmive, në ruajtjen e materialeve por sot e kemi një derë të hapur. Shumë dëshmi e fakte na kanë humbur duke ndërruar zyre”, tha ai.

Exit mobile version