Kanë nisur tashmë përgatitjet e fundit për ceremoninë zyrtare të dorëzim-mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Ka mbetur pak më shumë se gjysmë ore deri të fillimi i ceremonisë, raporton Ekonomia Ekonomia.
Ceremonia zyrtare do të zhvillohet në orën 16:00.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.
Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.






